Pogba: Bruno Fernandes te City do të ishte në podiumin e Topit të Artë

- Bota Sot

Pogba: Bruno Fernandes te City do të ishte në podiumin e Topit të Artë

Paul Pogba i ka dalë në mbrojtje kapitenit të Manchester United, Bruno Fernandes, duke pretenduar se mesfushori portugez do të ishte një finalist i përhershëm për “Topin e Artë” nëse do të luante te Manchester City.

Duke folur në podcastin Rio Ferdinand Present, Pogba argumentoi se vështirësitë e United shpesh e zbehin kontributin e nivelit botëror të 31-vjeçarit.

“Nëse e vendos te City, ai është në top tre për Topin e Artë. Ai mund të bëjë gjithçka. Ka më shumë asistime dhe shënon më shumë se Frank Lampard nga i njëjti pozicion. Por kur nuk fiton, nuk mendojmë për ty. Ky është futbolli”, u shpreh Pogba.

Pogba e krahasoi vëmendjen dhe kritikat që përballet Fernandes me periudhën e tij në “Old Trafford”, duke sugjeruar se media thjesht “ka nevojë të gjejë dikë” për ta fajësuar për paqëndrueshmërinë e klubit.

Statistikat e mbështesin pretendimin e Pogba. Fernandes së fundmi regjistroi asistimin e tij të 18-të të sezonit në fitoren 1-0 ndaj Chelseat, duke qenë vetëm tre asistime larg thyerjes së rekordit historik të Ligës Premier për asistime në një edicion (20), me edhe pesë ndeshje të mbetura.

Pavarësisht formës së luhatshme të United, Fernandes mbetet “motori” statistikor i ekipit dhe lojtari më konstant për nga qëndrueshmëria.

“Jam këtu për trofe”, Bruno Fernandes e kërkon titullin e Ligës Premier me Manchester Unitedin

Bruno Fernandes ka qenë në formë sensacionale këtë sezon, duke regjistruar 8 gola dhe 18 asistime në 30 paraqitje në Ligën Premier.

Maestro i mesfushës ka qenë golashënuesi më i mirë i Manchester United në dy sezonet e fundit, përfshirë 19 gola në të gjitha garat në edicionin 2024/25.



Lexoni të gjitha në Bota Sot