Heroi i Interit: Fitimi i dy trofeve do të ishte i mrekullueshëm

- Bota Sot

Heroi i Interit: Fitimi i dy trofeve do të ishte i mrekullueshëm

“Jam shumë i lumtur, është e mrekullueshme. E meritonim”.

Është ky komenti i dhënë sot nga Petar Suçiç, golashënuesit të golit të fitores së Inter, 3-2 kundër Como, në ndeshjen e dytë të gjysmëfinales së Kupës së Italisë.

Ky gol kualifikoi zikaltërit në finale. “Po humbisnim 0-2 por arritëm të fitonim.

Nuk është kurrë e lehtë, e bëmë edhe në kampionat. Treguam mentalitetin tonë dhe jemi të lumtur“, shtoi më tej Suçiç.

Ai shprehet se objektivi i zikaltërve tani është fitimi i të dy trofeve kombëtarë: “Do të ishte fantastike të fitoja dy trofe në vitin tim të parë këtu”.

“Doja të fitoja trofe, ndaj dhe vendosa të vija këtu në këtë klub të madh.

Do të ishte e mrekullueshme. Shpresoj të vazhdojmë kështu, duke fituar ligën dhe Kupën e Italisë“, përfundoi Suçiç.



Lexoni të gjitha në Bota Sot