Bayern-i i Mynihut luan sot në mbrëmje gjysmëfinalen e Kupës së Gjermanisë ku sfidon Leverkusen për një vend në finalen e madhe të Berlinit, e cila i mungon bavarezëve prej shumë vitesh.
Për herë të fundit ata luajtën aktin e fundit të këtij kompeticioni në sezonin 2019/2020 ku mundën në finale pikërisht Bater-in me shifrat 4-2 për të marrë kështu trofeun për herë të 24-rt.
Prej atij edicioni Bayern-i nuk ka mbërritur në Olympiastadion të Berlinit. Mungesa për disa sezone me radhë në finale ndihet shumë në kampin bavarez edhe pse në hsitorinë e tij ka përjetuar kohë edhe më të vështira.
Në 1957 Bayern-i nmundi falë një goli të Rudolf Jobst në Augsburger Rosenaustadion ekipin e Fortuna Düsseldorf. Pas atij triumfi në DFB Pokal bavarezët nuk shkuan më në finale të kompeticionit për tetë sezone radhazi.Bayern-i i Mynihut luan sot në mbrëmje gjysmëfinalen e Kupës së Gjermanisë ku sfidon Leverkusen për një vend në finalen e madhe të Berlinit, e cila i mungon bavarezëve prej shumë vitesh. Për herë të fundit ata luajtën aktin e fundit të këtij kompeticioni në sezonin 2019/2020 ku mundën në finale pikërisht Bater-in me shifrat 4-2 për të marrë kështu trofeun për herë të 24-rt.
Prej atij edicioni Bayern-i nuk ka mbërritur në Olympiastadion të Berlinit. Mungesa për disa sezone me radhë në finale ndihet shumë në kampin bavarez edhe pse në hsitorinë e tij ka përjetuar kohë edhe më të vështira.
Në 1957 Bayern-i nmundi falë një goli të Rudolf Jobst në Augsburger Rosenaustadion ekipin e Fortuna Düsseldorf. Pas atij triumfi në DFB Pokal bavarezët nuk shkuan më në finale të kompeticionit për tetë sezone radhazi.
Në 1966, skuadra e Mynihut u kundërpërgjigj me një fitore 4-2 kundër Meidericher SV, me Franz Beckenbauer që shënoi golin e fundit. Ekipi në fjalë fitoi këtë kupë deri në 1971.
Pas këtyre sukseseve Bayern-i mungoi në finale deri në vitin 1982. Në atë vit mundën në finale Nuremberg me shifrat 4-2 në një ndeshje të luajtur në “Waldstadion” të Frankfurtit.
Bayern-i festoi dy triumfe të tjera deri në vitin 1986 dhe më pas do të regjistrohet edhe mungesa më e gjatë e kësaj skuadre në finalen e Kupës. Bavarezët do të fitonin pas plot 12 vitesh mungesë këtë trofe më 16 maj 1998 përballë MSV Duisburg.