Buffon: Mungon talenti kreativ

- Bota Sot

Buffon: Mungon talenti kreativ

“Duhet të ndryshojmë. Nëse e analizojmë situatën me qartësi, kemi potencialin për të ndërtuar një të ardhme më të mirë. Por, nëse e mohon problemin, ai problem do të mbetet gjithmonë”.

Janë fjalët e Gianluiggi Buffon në një intervistë për “The Guardian” në lidhje me krizën e futbollit italian, me Italinë që një muaj më parë në Bosnjë dështoi për herë të tretë radhazi të shkojë në Botëror.

“Është nëj faqe e dhimbshme për futbollin italian dhe për mua. Nëse do të më pyesnin 12 vjet më pare, do të përgjigjesha se do të ishte më e lehtë të shihja 1000 alienë përreth meje se Italinë jashtë Kupës së Botës tri herë radhazi.

Por ky është realiteti, – ka vazhduar ish-kreu i delegacionit ‘axurr’. – Cilat janë arsyet e rënies së futbollit italian? Do të thosha se tre janë kryesoret: e para është globalizimi, që i ka lejuar të gjitha skuadrat të jenë kompetitive, pastaj niveli i mesëm është shtuar dukshëm.

Përveç kësaj, deri 15 vjet më parë, kur fitonim ishim taktikisht superi.



Lexoni të gjitha në Bota Sot