Nasser Al-Khelaifi e arrin një tjetër moment simbolik në krye të Paris Saint-Germainit.
Presidenti i klubit francez do ta festojë sonte ndeshjen e tij të 800-të në krye të PSG-së, në sfidën ndaj Nantes në Ligue 1.
Një rrugëtim i nisur në vitin 2011, kur QSI (Qatar Sports Investments) e mori drejtimin e klubit, duke e transformuar Paris Saint-Germainin në një nga skuadrat më të fuqishme dhe më të njohura në futbollin botëror.
Gjatë këtyre 15 viteve, Al-Khelaifi ka qenë figura qendrore e projektit parisien duke e mbikëqyrur një periudhë të mbushur me trofe, investime të mëdha dhe ardhjen e disa prej yjeve më të mëdhenj të futbollit evropian.
Ndeshja ndaj Nantes, përveç aspektit sportiv, merr kështu një vlerë simbolike, duke shënuar arritjen e 800 ndeshjeve nën drejtimin e tij, një shifër që përfaqëson stabilitetin dhe vazhdimësinë e një projekti të gjatë në kohë.
Në këtë kontekst, përvjetori shërben edhe si reflektim mbi rrugëtimin e klubit që nga ndryshimi i pronësisë, deri në konsolidimin e tij si një nga emrat kryesorë të futbollit evropian modern.