Bekim Balaj para sfidës me Dinamon: Fituesja e Kupës mund të…

- Bota Sot

Bekim Balaj para sfidës me Dinamon: Fituesja e Kupës mund të…

Bekim Balaj ka folur para gjysmëfinales së kthimit, që Vllaznia do luajë përballë Dinamos.

Kujtojmë se takimi i parë u mbyll në barazim 1 me 1, ndërsa kualifikimi për në finale do të vendoset në Shkodër.

“Jemi në fazën më të rëndësishme, javët e fundit të kampionatit dhe takimi i dytë i gjysmëfinales së Kupës. Luajmë me Dinamon, një kundërshtar që kemi rivalizuar gjatë gjithë sezonit.

Janë bërë ndeshje të bukura dhe luftuara. Dhe ndeshja në Tiranë ishte e tillë.

Paraqitje shumë e mirë e jona.

Mund të merrnim më shumë nga ajo ndeshje. Kthehemi në Shkodër, luhet gjithçka këtu për kualifikimin në finale.

Futbolli i ka të gjitha rezultatet brenda. Shpresoj të mos kemi nevojë të shkojmë në kohë shtesë apo dhe penallti, pas Dinamos kemi një ndeshje dhe më të rëndësishme ndoshta. Le të mendojmë për Dinamon fillimisht. Shpresoj se kryhet gjithçka brenda kohës së rregullt.

Gjithë e mendojmë avantazhin e fushës. Luajmë në fushë tonë, në “Loro Boriçi” para tifozëve tonë. Shpresoj shumë të jenë të shumtë nesër në mbështetje të skuadrës, pasi realisht kemi nevojë në këtë moment. Avantazhi i fushës, nuk e di sa mund të na shërbejë nesër. E dimë që duhet vetëm fitorja për të shkuar në finale, do luajmë gjithçka për atë rezultat.

Kontigjenti? Dihen mungesat. Një nga ato është e Gurishtës, që mori karton të kuq në ndeshjen e fundit. Sigurisht e rëndësishme. Kastrati që e dimë prej ditësh. Bismark që nuk e di se sa mund të jetë e konfirmuar, apo se sa mund të mungojë. Shpresoj shumë që ta kemi në fazën finale pranë skuadrës. Janë lojtarë me peshë, që kanë kontribuar shumë gjatë gjithë sezonit. Të vetdijshëm për mungesa, të gjithë do bëjmë akoma më shumë për të zëvendësuar sado pak mungesat e tyre.

Kemi bërë mirë, qasja e skuadrës gjatë gjithë sezonit nuk ka qenë e njëjta. Sigurisht që fillimi ishte i vrullshëm, me shumë gola, aksione dhe raste. Gjatë rrugëtimit tonë, kemi fituar pak më shumë cinizëm. Duhet më shumë për vazhdimësinë. Ndeshjet e fundit e kemi treguar atë gjë. Kemi fituar ndeshje të rëndësishme, duke shfrytëzuar maksimalisht ato mundësitë që na janë dhënë. E rëndësishme si gjithmonë është që të mos pësosh.

Shpresojmë të kapim finalen. Mes Elbasanit dhe Egnatias nuk është se do kisha zgjedh njërën apo tjetrën. Pak rëndësi ka kë kemi në finale, por fillimisht duhet të shkojmë në finale.

Dinamo mbetet një skuadër cilësore. Ato po luftojnë për vendin e katërt në Final Four, por në Kupë është specifikë tjetër. Nuk e di sa e vërtetë është, që fituesja e Kupës mund të shkojë edhe në tur të dytë në Europë. Është shtysë akoma më e madhe për ekipet, për ta marrë këtë trofe. Dihet edhe vlera e prezencës në turin e dytë në Europë. Do jetë e luftuar se kush do shkojë në finale dhe kush do e fitojë.

Do mundohemi t’i ndajmë, që të mos mendojmë shumë për Elbasanin. Dashje apo padashje, të shkon mendja te sfida e pas 3-4 ditëve me Elbasanin. Shpresoj që të jemi në gjendje t’i japim zgjidhje të shpejtë ndeshjes në Shkodër. Dhe ndoshta të arrijmë të menaxhojmë dhe forcat e kontingjentit që kemi në dispozicion. Ta mbarojmë këtë ndeshje, është shumë e rëndësishme dhe pastaj të mendojmë për Elbasanin.

Goli është gjithmonë i rëndësishëm, sidomos për sulmuesit. Por mungesa e golit nuk më ka bërë të shpërqëndrohem apo mos të jap më të mirën në çdo ndeshje. Shpresoj të vijë shpejt, t’i shërbejë ekipt, Balajt. Mbi të gjitha në këtë moment vlejnë pikët dhe fitoret e Vllaznisë.

I largët është viti më duket, që Vllaznia i ka fituar të dyja. Në Shkodër pritet shumë kampionati, në Kupë i kemi më të afërt ato vitet që e kemi fituar. Nëse do zgjidhja, do i zgjidhja të dyja. Shpresoj të vazhdojmë kështu në të dyja anët.

Do bëjmë gjithçka për finalen. Si kapiten i ekipet i bëj thirrje të gjithëve, që nesër të jenë në stadium dhe ta mbështesin shumë skuadrën. Realisht në këtë periudhë kemi nevojë për mbështetjen e tyre. Shpresoj të jenë të shumtë në numër dhe të na japin një shtysë më shumë”, u shpreh Balaj para mediave.



Lexoni të gjitha në Bota Sot