Nga gjysmëfinalja e Kupës së Italisë mes Atalantës dhe Lazios, që luhet sonte, nuk do të dalë vetëm finalisti i dytë i këtij kompeticioni, por edhe skuadra që do të përballet me Interin në Superkupë.
Kjo pavarësisht formatit që do të vendoset të adoptohet për Superkupën.
Skuadra e Interit, aktualisht kryesuese në kampionat dhe pretendente kryesore për titullin, ka siguruar tashmë një vend në finalen e Superkupës.
Kundërshtari i saj do të përcaktohet nga sfida e sotme mes Atalantës dhe Lazios.
Lidhur me formatin e Superkupës, ekzistojnë dy opsione të mundshme. Nëse do të zgjidhej formula me katër skuadra, fituesja e ndeshjes së sotme – Lazio ose Atalanta – do t’i bashkohej tre skuadrave të para të kampionatit.
Ndërsa, nëse do të preferohej formula me dy skuadra, Interi thjesht do të përballej në finale me fituesen e çiftit Lazio-Atalanta. Vendimi për formatin mbetet ende i hapur.