Adri Mehmeti konsiderohet si një nga talentet më premtues të datëlindjes 2009.
Mesfushori po shkëlqen me Nju Jork në MLS.
Për këtë, disa klube nga Europa kanë dërguar skautët e tyre.
Real Madrid, Bajern Mynih dhe Lajpcig janë të interesuar për 17-vjeçarin. Lajpcig gëzon i pari të drejtën e blerjes së Mehmetit.
Gjatë kësaj kohe, në monitorim të situatës shfaqen edhe Dortmund, PSG dhe Arsenal.
Mehmeti është titullar i padiskutueshëm me Nju Jork. Interesant është fakti se rreth dy vite më parë, SHBA e bindi për të lënë Shqipërinë e moshave.
Mesfushori i talentuar gëzon të drejtën, për të veshur sërish fanellën kuqezi. Vera pritet të sjellë zhvillime të reja për të.