Dukagjini në festë, kualifikohet në finalen e Kupës së Kosovës

- Bota Sot

Dukagjini në festë, kualifikohet në finalen e Kupës së Kosovës

Dukagjini i Klinës është në finalen e madhe të Kupës së Kosovës në futboll, pasi e ka eliminuar Ballkanin e Therandës. Përballja mes Dukagjinit dhe Ballkanit ka përfunduar me fitoren e klinasve me rezultat 3:2.

Dukagjini pas pesë viteve kualifikohet në finale, hera e fundit ishte në vitin 2021.

Dukagjini e fitoi sfidën e parëme rezultat 3:0 në Therandë ndaj Ballkanit dhe kjo ishte vendimtare për kualifikim.

Në minutën e 23-të, shënoi Elton Basriu, kapiteni i skuadrës së Dukagjinit.

Në minutën e 36-të Bleart Tolaj barazoi rezultatin 1:1.

Në minutën e 50-të Tolaj realizoi për 1:2 në favor të Ballkanit.

Vendasit kundërpërgjigjen në minutën e 64-të, Mërgim Pefqeli shënoi nga afërsia me kokë për 2:2.

Në minutën e 84-të Dienit Isufi shënoi për fitoren e Dukagjinit.

Duhet theksuar se Ballkani nga minuta e 28-të luajti pa mesfushorin Albert Diene, që u përjashtua me karton të kuq.

Ballkani eliminohet dhe mbetet vetëm në garë për titullin e kampionit.



Lexoni të gjitha në Bota Sot