Trajneri largohet pas miqësores me Shqipërinë

- Bota Sot

Trajneri largohet pas miqësores me Shqipërinë

Sergiy Rebrov nuk do të jetë më trajner i Ukrainës. Federata ukrainase dhe tekniku 51-vjeçar kanë vendosur të mbyllin bashkëpunimin pas rreth 3 vitesh.

Rebrov i ka drejtuar ukrainasit në 34 ndeshje, duke pasur edhe bilanc pozitiv.

Nga këto duele, ai ka fituar si trajner i Ukrainës 16 prej tyre, ndërkohë që ka humbur 10 dhe 8 sfida të tjera kanë përfunduar në barazim.

Kujtojmë që shkarkimi i tij nga tifozët u kërkua që pas miqësores Ukrainë-Shqipëri, pas eliminit të dy.



Lexoni të gjitha në Bota Sot