Rafael Leao nuk bind plotësisht

- Bota Sot

Rafael Leao nuk bind plotësisht

Rafael Leao nuk bind plotësisht. Mes kritikave dhe momenteve vendimtare, Milani shpreson te një Botëror i madh përpara se të vlerësojë ofertat për të.

“Kryqëzim dhe kënaqësi”, kështu mund të përshkruhet pasditja e portugezit në Verona, një përmbledhje e sezonit të tij me ulje-ngritje, mes golave, dëmtimeve dhe performancave të paqëndrueshme.

Në stadiumin Bentegodi, sulmuesi i Milanit realizoi aksionin më të bukur të ndeshjes, një asist perfekt për Adrien Rabiot, që i dha tri pikët skuadrës së Masimiliano Alegrit.

Megjithatë, trajneri e zëvendësoi pas pak më shumë se një ore lojë, duke habitur vetë Leaon, i cili kërkoi shpjegime me qetësi.

“Me 12 lojtarë nuk mund të luhet”, ishte përgjigjja ironike e Alegrit pas ndeshjes. Në vend të tij hyri Santiago Gimenez, që nuk la gjurmë të veçantë. Pyetja mbetet: pse del gjithmonë numri 10?



Lexoni të gjitha në Bota Sot