Skuadra e Sarajevës e mposhti bindshëm Sllogën e Dobojt me rezultat 4:0, në ndeshjen e javës së 30-të të elitës së futbollit të Bosnjës dhe
Në minutën e 37-të, pas një aksioni të bukur që nisi nga Gojko Cimirot, në bashkëpunim me Nermin Mujkiq dhe Kupreshak, topi arriti te Carlos, i cili asistoi për Elezin.
Ky i fundit me një goditje të saktë me të majtën mposhti portierin Bojan Pavlloviq për 1:0.
Me këtë triumf, Sarajeva vulos vendin e tretë në tabelë me 52 pikë, ndërsa Slloga Doboj pas kësaj humbjeje rrezikon seriozisht rënien nga liga, pasi gjashtë javë para fundit mbetet në fund me 24 pikë.
Elezi u paraqit 70 minuta për skuadrën me renome boshnjake.