Lamine Yamal shënon nga penalltia dhe lëndohet në ndeshjen e Barcelonës ndaj Celta Vigos.
“Lamine Yamal nuk arriti ta përfundojë ndeshjen e La Ligës kundër Celta Vigos pasi u detyrua të largohet për shkak të një lëndimi.
Sulmuesi i ri i FC Barcelonës realizoi gol nga penalltia në minutën e 40-të, por menjëherë pas goditjes u shtri në tokë dhe kërkoi zëvendësim.
Ai ndjeu shqetësime në pjesën e pasme të këmbës së majtë, konkretisht në zonën e muskulit të pasmë të kofshës.
Mjekët e ekipit konfirmuan se ai nuk mund të vazhdonte lojën dhe në orët në vijim pritet të kryejë ekzaminime për të përcaktuar shkallën e saktë të dëmtimit.
Para se të largohej nga fusha, Yamal pati një bisedë të shkurtër me trajnerin Hansi Flick për t’i shpjeguar vendin e dhimbjes.
Ky ishte goli i 24-t i sezonit për talentin spanjoll dhe i 16-ti në La Liga, para se të detyrohej të largohej nga loja”, ka shkruar media spanjolle “Marca”.