Atalanta u mposht në “ruletën” e penalltive nga Lazio, duke mbyllur kështu llogaritë në Kupën e Italisë, pikërisht në fazën gjysmëfinale.
Mirëpo, pas këtij dueli Berat Gjimshiti është vlerësuar.
Sipas mediumit të vlerësimeve të futbollistëve, “SofaScore”, kapiteni i Kombëtares shqiptare ka bërë një performancë që vlerësohet me notën 7.8
Gjithashtu, Gjimshiti është vënë në “Formacionin e Javës”.
Ky formacion lidhet vetëm me performancat e lojtarëve në ndeshjet e kthimit të gjysmëfinaleve të Kupës.
Aty, mbrojtësi i Atalantës dhe Shqipërisë, ndodhet krah emrave si Hakan Calhanoglu dhe Nico Paz.