Pesë të lënduar rëndë në aksidentin hekurudhor në Danimarkë

- Bota Sot

Pesë të lënduar rëndë në aksidentin hekurudhor në Danimarkë

Dy trena janë përplasur ballë për ballë në një kryqëzim hekurudhor në veriperëndim të Kopenhagës, duke lënë pesë persona të plagosur rëndë dhe 12 të tjerë me lëndime të lehta, thonë zyrtarët mjekësorë.

Trenat po udhëtonin herët të enjten në një linjë që lidh qytetet Hillerød dhe Kagerup në zonën e Zelandës së Veriut në Danimarkën verilindore, me një total prej 38 personash në bord, sipas policisë, shkruan BBC.

Tim Ole Simonsen i departamentit të zjarrfikësve të Kopenhagenit të Madh nuk ishte në gjendje të thoshte se çfarë çoi në aksident, por i tha televizionit danez se të gjithë të plagosurit ishin dërguar në spital me aeroplan ose me ambulancë.

Kryetarja lokale Trine Egetved tha se ishte thellësisht e tronditur nga aksidenti.



Lexoni të gjitha në Bota Sot