Për Etnik Brrutin u pat bë zhurmë e madhe kur vendosi të kaloi nga kombëtarja Kosova U-21 të Shqipëria U-21.
Në Koosvës nuk pajtohej një pjesë me vendimin e tij, ndërsa një pjesë e përkrahën.
Pavarësisht kësaj, sot mediumi i njohur kroat “Slobodna Dalmacija” i ka kushtuar një shkrim futbollistit të Malishevës.
“Hajduku ia “rrëmben” përforcimin Rijekës! I riu shqiptar pritet në ‘Polud’, nga lozha pa humbjen ndaj Osijekut.
Shqiptari Etnik Brruti pritet të bëhet lojtari më i ri i Hajdukut të Splitit.
Ky mesfushor 22-vjeçar pritet të mbërrijë në ‘Polud’ si lojtar i lirë, pasi në fund të sezonit i skadon kontrata me klubin e Koosvës, FC Malisheva”, shkruan media kroate.
“Bëhet fjalë për një futbollist të ri të kombëtares shqiptare, i cili ishte dëshirë e madhe edhe Rijekës.
Edhe pse më herët u raportua se transferimi i tij në ‘Rujevica’ ishte pothuajse i kryer, situata ndërkohë është kthyer në favor të klubit nga Spliti.
Brruti ditët e fundit ka qëndruar në Split, ku nga lozha e stadiumit ‘Polud‘ ndoqi ndeshjen mes Hajdukut të Splitit dhe Osijekut, në shoqërinë e menaxherit të tij Eros Grezda, ish-futbollist që për shkak të dëmtimeve të shumta e përfundoi herët karrierën.
Grezda ka përvojë bashkëpunimi me Hajdukun, pasi verën e kaluar mori pjesë në transferimin e mbrojtësit tjetër nga Kosova, Ron Raçi.
Ardhja e këtij mesfushori thuhet se është dakorduar nga Goran Vuçeviq sa ishte ende drejtor sportiv i klubit, ndërsa në fillim pritet të luajë për ekipin B të Hajdukut.
Brruti mbulon pozitën e mesfushorit ofensiv dhe përshkruhet si lojtar teknikisht i përgatitur dhe kreativ.
Ai mund të fitojë edhe më shumë rëndësi nëse nga klubi largohet Rokas Pukshtas, i cili aktualisht luan në rolin e “dhjetës”.
Sa u përket statistikave, këtë sezon ai ka regjistruar 31 paraqitje, me 9 gola dhe 4 asistime në të gjitha garat. Karrierën e ka nisur te KF Besa Pejë, prej nga para tre vitesh u transferua te FC Malisheva, ku deri tani ka mbi 100 paraqitje, me 15 gola dhe 11 asistime.
Në dy sezonet e fundit ka luajtur edhe në kualifikimet e UEFA Europa Conference League, ku ka shënuar një gol.
Interesant është edhe rrugëtimi i tij në nivel kombëtaresesh.
Pasi luajti për grupmoshat e reja të Kosovës, në kombëtaren U-21 vendosi të pajiset me pasaportë shqiptare dhe sot luan për ekipin e ri të Shqipërisë. Brruti është përfshirë edhe në listën e zgjeruar të ekipit A, por ende pret debutimin zyrtar.
Sipas vlerësimeve të Transfermarkt, vlera e tij në treg është rreth 550 mijë euro, por Hajduku i Splitit pritet ta marrë pa dëmshpërblim, gjë që e bën këtë transfer edhe më tërheqës”, shkruan media kroate.