Tronditje për Realin

- Bota Sot

Tronditje për Realin

Dy titullarë të Real Madrid kanë mbyllur sezonin. Bëhet fjalë për Eder Militaon dhe Arda Gyler.

Tronditja është e madhe pasi nuk do të jenë në dispozicion për pjesën e mbetur, ndërsa rezervohet edhe sfida me Barcelonën.

Gyler projektohet të jetë gati për Botëror te Turqia.

Ndryshon situata për Militaon, që rrezikon pjesëmarrjen me Brazilin.

28-vjeçari sapo ishte kthyer nga dëmtimi dhe do ishte një mungesë jo e vogël.

Brazili është pafat gjatë kësaj kohe. E sigurt është që në Botëror nuk do të ketë të gatshëm Rodrigon dhe Estevaon. Nëse shtohet edhe Militao, atëherë situata fillon dhe bëhet serioze.



Lexoni të gjitha në Bota Sot