Tirana i “fut ethet” Partizanit me postimin e fundit

- Bota Sot

Tirana i “fut ethet” Partizanit me postimin e fundit

Tirana dhe Partizani do të përballen të shtunën e 25 prillit, në kuadër të javës së 33-të të “Abissnet Superiore”.

Sfida që do të zhvillohet në stadiumin “Air Albania”, do të nisë në orën 19:00.

Ndërkohë që 2 ditë para kësaj përplasje “titanësh”, klubi i Tiranës ka reaguar në rrjetet sociale.

Klubi bardheblu i ka dërguar “sms” të qartë rivalëve të kuq, me anë të një posteri.

Në atë poster të publikuar në rrjetet sociale, Tirana ka veshur me ngjyrën blu stadiumin “Air Albania”. Ndërkohë që sipër ka vendosur Redon Xhixhën, Serge Tabekou dhe Diar Halilin.



Lexoni të gjitha në Bota Sot