Egnatia, 9 finale në katër sezone

- Bota Sot

Egnatia, 9 finale në katër sezone

Finalja e Kupës së Shqipërisë e siguruar me penallti kundër Elbasanit ishte e nënta në të gjitha kompeticionet në katër sezonet e fundit për Egnatian. Sot rrogozhinasit do të mësojnë rivalin mes Vllaznisë dhe Dinamos.

Pavarësisht një sezoni me ulje-ngritje, statistikat konfirmojnë faktin që Egnatia ka dominuar futbollin shqiptar në vitet e fundit.

Finalja e Kupës së Shqipërisë e siguruar me penallti kundër Elbasanit është e nënta për rrogozhinasit në katër vitet e fundit, duke llogaritur të gjitha kompeticionet. Skuadra e Tetovës ka fituar pesë prej tyre dhe ka humbur tre.

Egnatia ia doli të kualifikohej në “Elbasan Arena” pas goditjeve të penalltive, ku skuadra e Tetovës u tregua më e saktë sesa rivalët e Elbasanit në ruletën e 11-metërshave, pasi koha e rregullt dhe shtesa e kësaj ndeshjeje përfundoi në barazim 1-1.

Rivali i rrogozhinasve do të mësohet sot në mbrëmje, kur do të luhet gjysmëfinalja e kthimit mes Vllaznisë dhe Dinamos në “Loro Boriçi” në orën 19:00. Kapiteni i shkodranëve, Bekim Balaj, ka besim se ekipi i tij do t’ia dalë.

“Llogaritë e kësaj ndeshjeje janë të hapura, pasi në sfidën e parë barazuam 1-1 në ‘Air Albania’ me golat e Bismark dhe Dejvi Bregut”.



Lexoni të gjitha në Bota Sot