Një parashikim i ri i bazuar në një superkompjuter ka ndezur debat në garën për titull në Premier League, duke sugjeruar një përfundim dramatik mes Manchester City-t dhe Arsenalit.
Sipas llogaritjeve të modelit, të dyja skuadrat pritet ta mbyllin sezonin me të njëjtin numër pikësh dhe golash të shënuar, duke e bërë diferencën e golave faktor vendimtar për titullin kampion.
Aktualisht, City dhe Arsenal ndodhen në pozita të barabarta me nga 70 pikë, me vetëm pesë ndeshje të mbetura deri në fund të sezonit.
Skuadra e drejtuar nga Pep Guardiola i dha fund qëndrimit të londinezëve në krye të tabelës duke fituar 1-0 ndaj Burnley-t në transfertë.
Parashikimi i superkompjuterit sugjeron se deri në fund të sezonit të dyja skuadrat do të grumbullojnë edhe tetë pikë secila, duke përfunduar në kuotën e 78 pikëve: nga dy fitore, dy barazime dhe një humbje për secilën prej tyre.
Interesant është fakti se modeli parashikon që të dyja ekipet do të shënojnë saktësisht nga 78 gola në total, duke e mbajtur garën jashtëzakonisht të barabartë deri në detaje.
Megjithatë, diferenca pritet të vijë nga mbrojtja. Sipas simulimit, Manchester City do të pësojë tre gola më pak se Arsenali, duke u shpallur kampion falë golavarazhit më të mirë.
Në këtë mënyrë, edhe pse me shifra identike në pikë dhe gola të shënuar, titulli do të vendoset në mënyrën më të ngushtë të mundshme, duke premtuar një fund sezoni dramatik në futbollin anglez