Stuttgart dhe Freiburg luajnë për miliona

- Bota Sot

Stuttgart dhe Freiburg luajnë për miliona

Mes Stuttgartit dhe Freiburgut nuk është në lojë vetëm kualifikimi në finalen e Kupës së Gjermanisë në futboll, por edhe miliona euro.

“Kush do ta sfidojë FC Bayern Munihun në finalen e DFB-Pokalit?

Nëse SC Freiburg do të duhej të zgjidhte mes titullit në Europa League apo në DFB-Pokal, përgjigjja nga aspekti financiar do të ishte e thjeshtë.

Edhe pse diferenca me shpërblimet në Champions League është shumë e madhe, edhe në Europa League shpërndahen shuma të konsiderueshme.

Qysh para ndeshjes së parë evropiane të këtij sezoni, Freiburgu kishte të garantuara rreth 12 milionë euro, ndërsa fituesi i sezonit 2025/26 përfitoi mbi 45 milionë euro.

Këtë nivel shpërblimesh nuk mund ta ofrojë federata gjermane në kupën vendase, por gjithsesi në lojë është shumë, kur këtë të enjte në mbrëmje (20:45) VfB Stuttgart dhe SC Freiburg përballen në gjysmëfinale. Konkretisht, fituesi do të marrë 2.88 milionë euro për kalimin në finale, të cilën FC Bayern Munih e siguroi të mërkurën pas fitores 2:0 ndaj Bayer 04 Leverkusen”, shkruan media gjermane “Kicker”.

“Të gjithë gjysmëfinalistët e DFB-Pokalit deri tani kanë fituar nga 6.57 milionë euro, ndërsa kësaj shume i shtohen edhe të ardhurat nga biletat.

Fituesin e finales më 23 maj në ”Olympiastadion” në Berlin e pret një shpërblim prej 4.32 milionë euro, si dhe pjesëmarrja në Franz-Beckenbauer-Superkupë, që garanton të ardhura të tjera milionëshe”, ka shkruar media gjermane.



Lexoni të gjitha në Bota Sot