Barcelona dhe Real Madrid në garë për tranferimin e mbrojtësit 22-vjeçar

- Bota Sot

Barcelona dhe Real Madrid në garë për tranferimin e mbrojtësit 22-vjeçar

Real Madrid dhe Barcelona pritet të përfshihen në një garë të fortë për transferimin e Victor Munoz gjatë merkatos së verës.

Sipas raportimeve nga The Athletic, dy gjigantët e futbollit spanjoll e kanë identifikuar talentin e ri si një përforcim strategjik për të ardhmen.

Interesi i dy rivalëve historikë mund të ndezë një “El Clasico” të ri, këtë herë jashtë fushës, në tavolinën e negociatave.

Real Madrid thuhet se e sheh lojtarin si pjesë të projektit afatgjatë për rifreskimin e skuadrës, ndërsa Barcelona po kërkon të forcojë repartet me talente premtuese për të rikthyer dominimin në futbollin spanjoll dhe evropian.

Ende nuk ka një ofertë zyrtare nga asnjëra palë, por zhvillimet pritet të intensifikohen në javët në vijim, ndërsa merkatoja e verës afrohet.



Lexoni të gjitha në Bota Sot