Shembet tribuna në shtetin e rajonit, shmanget tragjedia

- Bota Sot

Shembet tribuna në shtetin e rajonit, shmanget tragjedia

Një pjesë e tribunës u shemb në stadiumin e qytetit "Lapad" në Dubrovnik gjatë një ndeshjeje futbolli, njoftuan autoritetet e qytetit në Kroaci.

Incidenti ndodhi të mërkurën gjatë ndeshjes midis klubit Goshk Dubrovnikut 1919 dhe Neretvanc nga Opuzen, kur pjesa e poshtme e tribunës u shemb. Një person u lëndua lehtë në këtë rast.

Nga qyteti i Dubrovnikut deklarojnë se pjesa e dëmtuar e tribunës do të rrethohet menjëherë dhe do të nxirret jashtë përdorimit, dhe nuk do të përdoret derisa të kryhen riparimet. 

Në deklaratë u theksua gjithashtu se administrata e qytetit nuk ishte informuar më parë për gjendjen jashtëzakonisht të keqe të tribunave, për të cilën është përgjegjës institucioni që menaxhon objektet sportive. 

Stadiumi ‘Lapad” u ndërtua në vitin 1919 dhe ka një kapacitet prej rreth 3,000 shikuesish.



Lexoni të gjitha në Bota Sot