Interi gjen gjuhën e përbashkët me qendërmbrojtësin e rivalëve

- Bota Sot

Interi gjen gjuhën e përbashkët me qendërmbrojtësin e rivalëve

“La Gazzetta dello Sport” zbulon se Inter ka arritur marrëveshjen në parim me qendërmbrojtësin e Sassuolo-s, boshnjakun Tarik Muharemovic.

Sipas raportimit në fjalë, palët kanë rënë dakord për një kontratë 5-vjeçare si dhe kanë gjetur gjuhën e përbashkët për pagën dhe kushtet e tjera.

Tani vjen pjesa më e vështirë për zikaltrit, që duhet të arrijnë marrëveshjen me Sassuolon. Klubi i Serisë A pretendon 30 milionë euro për të lënë të lirë 23-vjeçarin.

Nga kjo marrëveshje nëse arrihet, do të përfitojë edhe Juventus.

Bardhezinjtë kanë të drejtën e 50% të shumës në rast shitjeje të lojtarit, sipas marrëveshjes së bërë mes klubeve.

Juventusi mund të marrë në konsideratë një lëvizje për ta rikthyer Muharemovicin në Torino, por mesa duket dëshira e vetë lojtarit është të transferohet tek Inter.



Lexoni të gjitha në Bota Sot