Mbyllet java e 15-të në elitën e futsallit, gola dhe përballje të forta

- Bota Sot

Mbyllet java e 15-të në elitën e futsallit, gola dhe përballje të forta

Janë zhvilluar të gjitha ndeshjet e javës së 15-të në Superligën e Kosovës në futsall, duke sjellë rezultate bindëse dhe duele mjaft konkurruese mes skuadrave.

Në një ndeshje me shumë gola, FC Trepça regjistroi fitore të thellë ndaj FC KEK me rezultat 8-3.

Fitore me të njëjtat shifra arriti edhe FC Liqeni, që në udhëtim mposhti FC Drenasin, duke konfirmuar formën e mirë në këtë fazë të kampionatit.

Një nga përballjet më të forta të javës u zhvillua mes FC Mabetex Prishtina dhe FC Malisheva, ku mysafirët dolën fitues me rezultat të ngushtë 3-2.

Ndërkohë, FC Prishtina 01 realizoi një fitore të thellë ndaj FC Shtimja me rezultat 10-4.

Në këtë javë kampionale, FC Drenica ishte skuadra që pushoi.

Pas këtyre rezultateve, gara në elitën e Kosovës në futsall mbetet e hapur, me ekipet që vazhdojnë luftën për pozitat kryesore në renditje.



Lexoni të gjitha në Bota Sot