Flamurtari nis “sulmin” kundër Dinamos

- Bota Sot

Flamurtari nis “sulmin” kundër Dinamos

 

Në orën 19:00, do të nis takimi i dytë i gjysmëfinales në Kupën e Shqipërisë Vllaznia – Dinamo, stadiumi “Loro Boriçi” i Shkodrës.

Barazimi “dramatik” 1:1 në duelin e parë, jep “ngjyra” akoma më të “ndezur”, e ku fituesi do të “përplas brirët” për trofeun me Egnatian.

Pak momente më parë, klubi i Flamurtarit në një “story” në rrjetet sociale, ka publikuar banerin e ndeshjes karshi Dinamos, e planifikuar më datën 27 prill, ora 19:00. Ky takim do të përkojë me javën e 33-të në Superiore.

Skuadra vlonjate po jep “shkëndija” shprese në javët e fundit, duke rritur shpresat për mbijetesën, ndërsa Dinamo është “dhëmbë për dhëmbë” në tabelë me Partizanin, gara për Final Four, kuotë të barabartë pikësh me nga 45 të tilla.



Lexoni të gjitha në Bota Sot