Aty ka bërë gjithmonë mirë

- Bota Sot

Aty ka bërë gjithmonë mirë

Borusia Dortmund po shqyrton seriozisht një rikthim të tretë të Xhejdon Sanços në merkaton e verës.

Kjo pyetje ka qarkulluar prej muajsh. Herë është thënë se BVB preferon të afroj lojtarë të rinj, ndërsa herë të tjera Sanço shihet si lojtari që mund të sjell momentet vendimtare që “Verdhezinjtë” i kanë munguar.

Ajo që duket e sigurt është se transferimi i mesfushorit po diskutohet seriozisht në Dortmund.

Sipas raportit, presidenti Hans-Joakim Vatzke është forca kryesore shtytëse pas këtij interesi. 66 vjeçari besohet se mendon që anësori, i cili do të jetë i lirë në verë, “duhet patjetër” të jetë pjesë e planeve të Dortmundit.

Gjithashtu theksohet se edhe opinioni i figurës së klubit, i cili është tërhequr gjithnjë e më shumë nga çështjet sportive, vazhdon të ketë peshë të madhe.



Lexoni të gjitha në Bota Sot