Hansi Flick ul pretendimet

- Bota Sot

Hansi Flick ul pretendimet

Duke ditur që Barcelona nuik është në gjendjen e saj më të mirë financiare dhe ndaj do të jetë e kufizuar në ndërhyrjet në merkato, Hansi Flick ka kërkuar nga drejtuesit e klubit transferimin e Bernardo Silva-s.

Portugezi do të largohet falas nga Man. City në fund të këtij, pas plot 9 vitesh dhe Barcelona mund të jetë destinacioni i tij i ri.

Aftësia e tij për të kontrulluar mesin e fushës dhe për të dhënë pasimin vendimtar në fund, e bëjnë portugezin një profil ideal për Barcelonën dhe sistemin e Hansi Flick.

Megjithatë, nuk do të jetë aspak i lehtë transferimi i Bernardo Silva, duke ditur se për 31-vjeçarin ka një interes të jashtëzakonshëm nga të gjitha ligat kryesore në Europë, pa huarruar dhe pistat e tjera si Arabia Saudite dhe MLS. E vetmja pengësë për transferimin e Bernardo Silva te Barcelona është vetëm paga e tij.

Portugezi duhet të pranojë një ulje të ndjeshme të rrogës që merr aktualisht, nëse dëshiron të transferohet te Barcelona.



Lexoni të gjitha në Bota Sot