PSG në kulmin e formës, gjë të cilën e ka njohur Liverpuli e para tyre edhe Çelsi.“Ne ndihemi rehat kur bëhet fjalë për fazën e sezonit ku duhet të fitosh trofe. Nuk e di nëse jemi më shumë apo më pak të fortë se sezonin e kaluar.
Pak a shumë jemi në të njëjtin nivel, është e pabesueshme”, tha Luis Enrike pasi eliminoi Liverpulin në çerekfinale të Ligës së Kampionëve.
Mbingarkesa e ndeshjeve që i çoi ata të fitonin Ligën, Ligën e Kampionëve dhe Kupën sezonin e kaluar bëri të vetën me dëmtime të përsëritura (Ashraf, Nuno Mendes, Fabiin Ruiz), veçanërisht në pjesën e parë të sezonit.
Tani, në vend të kësaj, ata fluturojnë. Humbja kundër Lionit në kampionat i dha fund gjashtë fitoreve radhazi, por kundër Nantës ata lanë edhe një herë një performancë për t’u mbajtur mend, kur fituan 3-0. Vahid Halilhoxhiç, trajneri mik, nuk kishte zgjidhje tjetër veçse tu “hiqte kapelën”.
“PSG ka arritur një nivel individual dhe kolektiv që nuk e kam parë kurrë në karrierën time. Ne kemi luajtur kundër ekipit më të mirë në botë”. Është një kënaqësi e madhe për të gjithë ata që e duan futbollin t’i shohin këta lojtarë, është vërtet monstruoze. Kur pashë se si luajtën kundër Liverpulit, kundër skuadrave të tjera të mëdha në Evropë, është e pabesueshme”, këmbënguli trajneri i Nantes.
Bajerni le të bëhet gati, është rradha e tij.