Kryeministri i Polonisë, Donald Tusk, ka ngritur shqetësime serioze për besueshmërinë e Shteteve të Bashkuara si aleate e NATO-s në rast të një sulmi nga Rusia.
Në një intervistë për Financial Times, ai tha se pyetja më e madhe për Evropën sot është nëse SHBA do të qëndrojë një partnere e besueshme dhe e angazhuar në mbrojtjen e aleancës.
Tusk paralajmëroi se një sulm rus ndaj vendeve të NATO-s nuk është një skenar i largët, por një rrezik i mundshëm në muajt e ardhshëm, duke e quajtur situatën “shumë serioze”. Ai theksoi se vendet anëtare duhet të trajtojnë detyrimet e NATO-s me të njëjtën seriozitet si Polonia.
Sipas Tusk, Evropa duhet të forcojë mbrojtjen e saj, sidomos në kufijtë lindorë, dhe të ecë drejt një sistemi të përbashkët mbrojtës më të fuqishëm, shkruan Reuters.