Anderson qëndron në krye të dëshirave

- Bota Sot

Anderson qëndron në krye të dëshirave

Manchester City po përgatit një tjetër verë ndryshimesh dhe ka vendosur fokusin te përforcimi i mesfushës.

Sipas raportimeve nga mediat britanike, emri kryesor në listën e “qytetarëve” është Elliot Anderson, aktualisht pjesë e Nottingham Forest.

Mesfushori i lindur në vitin 2002, i transferuar nga Neëcastle United në verën e vitit 2024 për rreth 35 milionë paund, ka tërhequr interesin e disa klubeve të mëdha si Manchester United dhe Arsenal. Megjithatë, sinjalet aktuale e vendosin skuadrën e drejtuar nga Pep Guardiola në pozicion të favorshëm për të siguruar shërbimet e tij.

Në “Etihad”, Anderson shihet si pjesë e menjëhershme e një reparti që pritet të ndryshojë ndjeshëm. Klubi duhet të përballet me pasiguritë që lidhen me të ardhmen e Mateo Kovačić dhe Nico González, ndërsa largimi i Bernardo Silva duket tashmë i programuar. Paralelisht, drejtuesit po punojnë për të mbajtur në skuadër Rodri, i cili është në radarët e Real Madrid.

Por lëvizjet e City-t nuk ndalen vetëm te mesfusha. Në listën e objektivave figurojnë edhe Yan Diomande i Leipzig, Eli Junior Kroupi i Bournemouth, si dhe talenti i krahut të djathtë të mbrojtjes Givairo Read nga Feyenoord.



Lexoni të gjitha në Bota Sot