Fituesi i Kupës shkon direkt në turin e dytë të Ligës së Konferencës?

- Bota Sot

Fituesi i Kupës shkon direkt në turin e dytë të Ligës së Konferencës?

Fituesi i Kupës së Shqipërisë mund ta nisë aventurën në Europë nga turi i dytë kualifikues i Ligës së Konferencës.

Për këtë, “Panorama Sport” do iu sjellë një nga skenarët e mundshëm që është zbuluar.

Bëhet fjalë për Shakhtar Donetsk, që duhet të fitojë kampionatin dhe po ashtu Ligën e Konferencës në këtë sezon.

Shakhtari po shkon i sigurt drejt fitimit të kampionatit, pasi regjistron 6 pikë më tepër se vendi i dytë.

Sa i përket fitimit të Ligës së Konferencës, nuk është një rrugë e lehtë. Në gjysmëfinale duhet të eliminojë Kristal Palas. Në çiftin tjetër gjysmëfinalist janë përballë Rajo Vajekano dhe Strasburg. Nëse Shakhtar ia del të mbyllë një super sezon, atëherë fituesja e Kupës së Shqipërisë kalon direkt në turin e dytë të Ligës së Konferencës.

Kujtojmë se Egnatia dhe Dinamo do të sfidojnë njëra-tjetrën në finalen e Kupës së Shqipërisë.

Një sfidë e rezervuar për datën 13 maj, pikërisht në stadiumin “Air Albania” prej orës 19:00. Kujtojmë se nëse fituesja e Kupës triumfon edhe në kampionat, atëherë automatikisht përfiton vendi i dytë në renditje.



Lexoni të gjitha në Bota Sot