Lewandowski mes Barcelonës, Juves dhe Milanit

- Bota Sot

Lewandowski mes Barcelonës, Juves dhe Milanit

Barcelona mund të përballet me një largim të rëndësishëm gjatë verës, pasi sulmuesi Robert Lewandowski nuk ka përjashtuar një transferim të mundshëm në Serie A.

37-vjeçari është në fund të kontratës me klubin katalanas dhe tashmë ka tërhequr interesimin e dy gjigantëve italianë, Juventus FC dhe AC Milan.

Lewandowski foli shkurtimisht për të ardhmen e tij gjatë një transmetimi bamirësie të organizuar nga Latwogang, i cili kishte për qëllim mbledhjen e fondeve për Cancer Fighters Foundation.

I pyetur nëse preferon Milanin apo Juventusin, polaku zgjodhi të mos japë një përgjigje të drejtpërdrejtë, duke thënë: “E dini çfarë? Do të flasim së shpejti...”

Ndërkohë, Juventus duket se ka bërë hapin e parë konkret. Sipas “Tuttosport”, klubi nga Torino i ka paraqitur tashmë një ofertë fillestare sulmuesit, me një pagë prej rreth 6 milionë euro neto në sezon.

Mbetet për t’u parë nëse edhe Milani do të hyjë në garë për shërbimet e Lewandowskit, ndërsa e ardhmja e tij pritet të jetë një nga temat më të nxehta të afatit kalimtar tw verës që po vjen.



Lexoni të gjitha në Bota Sot