Juve mohon interesimin për Salah, Ottolini: Nuk ka asgjë konkrete

- Bota Sot

Juve mohon interesimin për Salah, Ottolini: Nuk ka asgjë konkrete

Drejtori sportiv i Juventus, Marco Ottolini, ka hedhur poshtë zërat për një transferim të mundshëm të Mohamed Salah në Torino.

Sulmuesi egjiptian pritet të largohet nga Liverpool në fund të sezonit si lojtar i lirë, pas një periudhe të gjatë dhe të suksesshme në “Anfield”, çka ka nxitur spekulime për të ardhmen e tij.

Salah ishte lidhur me një kalim te Juventusi, sidomos për shkak të raportit të mëhershëm me trajnerin Luciano Spalletti gjatë kohës te AS Roma. Megjithatë, drejtuesit e klubit bardhezi kanë mohuar çdo negociatë.

“Ajo që po thuhet për bisedime për transferimin e Mohamed Salah nuk është e vërtetë. Nuk ka absolutisht asgjë në këtë drejtim për momentin,” ka deklaruar Ottolini.

Ndërkohë, 33-vjeçari mbetet i hapur për të vazhduar karrierën në Evropë edhe sezonin e ardhshëm, pavarësisht interesimit të vazhdueshëm nga klubet e Saudi Pro League.



Lexoni të gjitha në Bota Sot