Rashica sqaron situatën kur një fëmijë mori fanellen

- Bota Sot

Rashica sqaron situatën kur një fëmijë mori fanellen

Një video e Milot Rashicës u bë virale mbrëmë, pasi një fëmij morri fanellën që ai deshi të i’a dhuroj gruas së tij.

Pas fitores 3-0 ndaj Alanyaspor, ku Rashica asistoi te goli i tretë, u afrua drejt tribunave për të ia dhuruar fanellen gruas së tij.

Por një fëmijë që ndodhej aty ishte më i shpejtë, duke kapur fanellën dhe u largua me shpejtësi.

Rashica sot ka shpjeguar se gruaja e tij, fanellën donte t’ia jepte një femije tjetër që kishte ditëlindjen.

“Gruaja ime donte t’ia jepte një fëmije tjetër që kishte ditëlindjen, por tani ky i vogli e mori”, ka shkruar me shaka Rashica.



Lexoni të gjitha në Bota Sot