Rrahmani rikthehet nga lëndimi, Napoli demolon Cremonesen

- Bota Sot

Rrahmani rikthehet nga lëndimi, Napoli demolon Cremonesen

Skuadra e Napolit me lehtësi ka ndalur tre pikë para shikuesve të vet, duke e demoluar me rezultat 4:0 Cremonesen, në takimin e javës së 34-të të Serie A në futboll.

Reprezentuesi i Kosovës, Amir Rrahmani rikthehet nga lëndimi dhe ka startuar nga minuta e parë në përballjen me Cremonesen. 

Rrahmani me Napolin festojnë fitoren e thellë. 

Golat i realizuan McTominay (3), Hojlund (45), De Bruyne (45+3) e Alisson Santos (52).

Napoli është në vend të dytë me 69 pikë e Cremonese në të 17-tin me 28 sosh.



Lexoni të gjitha në Bota Sot