Real; Madridi ka barazuar me rezultat 1:1 me Betisin në Sevillë, në takimin e javës së 32-të të kampionatit spanjoll.
Reali duket se është doërëzuar në garë për titull ndonëse ka 8 pikë e një ndeshje më pak se lideri Barcelona.
Futbollisti Vinicius Junior realizoi në minutën e 17-të për epërsinë e “mbretërve”.
Në minutën e 90+4 Betisi ka barazuar rezultatin falë golit të futbollistit Hector Bellerin.
Reali është në vend të dytë me 74 pikë e Betis në të pestin me 50 sosh.
Reali po shpreson në ndonjë dështim të Barcelonës në ndeshjet e radhës, por që vështirë do të ketë për të përmbysur këtë epërsi në pikë..