Kompany e thotë hapur

- Bota Sot

Kompany e thotë hapur

Me titullin kampion në xhep, Bayerni po përjeton një fund-sezoni të pazakontë, mes menaxhimit të energjive dhe objektivave madhorë.

Pas fitores 2-0 në transfertë ndaj Bayer Leverkusen, bavarezët synojnë “dopietën” në arenën vendase, por mbi të gjitha e kanë vëmendjen te gjysmëfinalja e Champions League kundër Paris Saint-Germain.

Megjithatë, para përballjes europiane, qëndron transferta ndaj Mainz 05, një sfidë që trajneri Vincent Kompany nuk dëshiron ta nënvlerësojë. “Duam tre pikët, do të jetë një ndeshje e vështirë”, është shprehur ai.

Tekniku belg po planifikon disa rotacione në formacion, mes lodhjes fizike dhe problemeve të vogla me dëmtimet.

“Është e mundur që të marrim vendime thjesht logjike”, ka shtuar Kompany.

Sipas raportimeve, pritet një formacion i ndryshuar, me Raphaël Guerreiro të avancuar në rolin e trekuartistit në vend të Jamal Musiala, ndërsa Leon Goretzka mund të përshtatet në mbrojtje përkrah Kim Min-jae dhe Hiroki Ito. Hapësira pritet t’u jepet edhe Alphonso Davies dhe Nicolas Jackson.

Pavarësisht fokusit ndaj Mainz-it, Kompany nuk e fsheh rëndësinë e përballjes me PSG-në. “Jemi njerëz, është normale të mendojmë për të. Por duhet të përgatitemi në mënyrën më të mirë, pa ndryshuar qasjen tonë”, theksoi ai.



Lexoni të gjitha në Bota Sot