Tirana dhe Partizani nuk kanë më “luksin” të gabojnë

- Bota Sot

Tirana dhe Partizani nuk kanë më “luksin” të gabojnë

Tirana dhe Partizani do të masin sot forcat në kuadër të javës së 33-të Abissnet Superiore.

Të gjithë sytë do t’i drejtohen stadiumit “Air Albania” pasi derbi i kryeqytetit pritet t’i hapë rrugë sfidave të tjera pasardhëse, e ku rezultati mund të përcaktojë shumëçka për fatet e të dyja skuadrave.

Bardheblutë vijnë nga një seri prej 3 fitoresh dhe dy barazimet në 5 javët e fundit dhe janë në rrugën e duhur për të qëndruar në elitë.

Skuadra është “këndellur” me Orges Shehin në stol dhe ndaj rivalit të përjetshëm do tentohet maksimumi. Vetë tekniku durrsak theksoi në konferencën për shtyp se “fokusi do t’i mbetet fushës”, ndërsa premtoi një sfidë të luftuar për pikët.

Në anën tjetër, Partizani vjen më i brishtë në aspektin e statistikave pasi fitorja mungon në këto 5 javë. Humbja me Elbasanin dhe pikët e lëna në “Arena e Demave” përballë Bylisit rrezikojnë jo pak objektivat e “

Të Kuqve” që do kërkojnë kthesën për të kapur vendin e fundit në Final Four.

Një tjetër derbi në kryeqytet, pas asaj mes Dinamos dhe Tiranës javën e kaluar. Këtë herë, hapat fals mund të ndëshkojnë rëndë dhe të dyja skuadrat s’e kanë më luksin të marrin në duar një tjetër “faturë” ndëshkimi, pasi në “Air Albania” do të luhet projeksioni i një sezoni të tërë.



Lexoni të gjitha në Bota Sot