Dy skuadra të mëdha evropiane po e ndjekin Leon Avdullahun

- Bota Sot

Dy skuadra të mëdha evropiane po e ndjekin Leon Avdullahun

Qysh në sezonin e parë te Hoffenheim, Leon Avdullahu ka treguar cilësitë e tij fantastike, duke qenë edhe titullar i padiskutueshëm.

22-vjeçari tashmë ka arritur marrëveshje për vazhdimin e kontratës deri në vitin 2031.

Por pavarësisht kësaj, Avdullahu mund të largohet nga Hoffenheim gjatë verës, pasi dy skuadra të mëdha evropiane janë duke e monitoruar situatën e mesfushorit..

Sipas raportimeve nga mediat gjermane, skuadra italiane Atalanta dhe ajo spanjolle Atletiko Madrid janë të interesuara për transferimin e Avdullahut.

Pas përfundimit të sezonit, Hoffenheim do të diskutojë dhe pse jo nesë vjen ndonjë ofertë joshëse do të lerë të lirë mesfushorin 22-vjeçar.



Lexoni të gjitha në Bota Sot