Ylli i Kosovës: Ka qenë një periudhë e vështirë

- Bota Sot

Ylli i Kosovës: Ka qenë një periudhë e vështirë

Pas fitores 4:0 ndaj Cremonese dhe portës së paprekur, foli Amir Rrahmani:

“Varet nga skuadra, qasja dhe qëndrimi.

Sot ishte i duhuri, ndaj ky është rezultati i ndeshjes”. I kthyer pas mbi dy muaj dëmtimi, kosovari shtoi: “Isha mbi dy muaj jashtë, periudhë e vështirë. Kemi pasur mungesa dhe fat të keq”.

Për Lukakun: “Nuk kemi pasur kontakte me të. Nuk jemi parë dhe askush nuk e di situatën e tij”.

Për sezonin: “Duhet ta mbajmë vendin e dytë, është shumë e rëndësishme.

Mund të kishim bërë shumë gjëra të bukura, por ishim të pafat. Duhet të luftojmë deri në fund”.

Për rinovimin: “Po bëjmë hapa përpara, do të shohim çfarë ndodh”.

Për deklaratën e Contes pas ndeshjes: “Trajneri tha se një humbje si ajo kundër Lazios mund të ndodhë, sidomos në një sezon plot vështirësi. Ne u përgjigjëm në mënyrën e duhur në fushë.

Ndeshja mund të komplikohej, edhe për Cremonese nuk ishte e lehtë, duke qenë se po lufton për mbijetesë. Edhe një herë dhamë përgjigjen e duhur”.

Gjithashtu për Conten: “Ka qenë një periudhë e vështirë për të dhe stafin.

Duhet të jemi mirënjohës që kemi një skuadër të gjerë, me lojtarë gati për të zëvendësuar ata që mungojnë.

Për ne futbollistët është më e lehtë kur kemi një trajner që e njohim mirë. Në këto dy vite nuk kemi bërë keq: kemi fituar një titull, një Superkupë dhe po luftojmë për vendin e dytë”.



Lexoni të gjitha në Bota Sot