Rodri jep alarmin

- Bota Sot

Rodri jep alarmin

Rodri nuk është vetëm çështje merkatoje apo lidhjesh me Real Madridin; momenti i tij hap reflektime për të ardhmen e karrierës.

Mesfushori i Manchester City, me probleme fizike dhe sezone me ngarkesë të lartë, pranon se po mendon për qëndrueshmërinë afatgjatë.

I intervistuar nga DAZN, ai tha: “O ndalon prej dëmtimeve, ose nuk arrin dot 32 vjeç në futbollin e sotëm… Duhet të dish t’i racionalizosh energjitë, sepse trupi ka kufijtë e vet dhe të gjithë kemi një datë skadimi”.

Pas Europianin e fituar: “Kur përfundova Europianin isha plotësisht i rraskapitur. Kjo lodhje më bëri të dyshoj te vetja për sezonet e ardhshme”.

Periudha pas këputjes së ligamenteve: “Kam arritur kulmin, maksimumin e mundshëm dhe e përdora atë moment për të rimbushur bateritë dhe rigjeneruar”.



Lexoni të gjitha në Bota Sot