FIFA i hap rrugë ndryshimit të madh në çdo kampionat të botës

- Bota Sot

FIFA i hap rrugë ndryshimit të madh në çdo kampionat të botës

Dikur dukej e pabesueshme, por jo tani. FIFA po planifikon që të lejojë një ndeshje të kampionatit në sezon, të luhet jashtë vendit të tij.

Do të jetë një protokoll i ri, që i lejon klubet të përballen jashtë.

Më parë, diçka të tillë e provuan Vijareal me Barcelonën dhe po ashtu Milani e Komo. Asnjëra nga ndeshjet jashtë vendit nuk u bë realitet.

Kërkesa duhet pranuar nga federata, klubet, UEFA për klubet e Europës, federata dhe konfederata e vendit që do të presë ndeshjen. Më pas fjalën e fundit do e thotë FIFA.

Ky ndryshim i madh, mund të vihet në zbatim për sezonin e ardhshëm. Për këtë do të ketë edhe një mbledhje tjetër.



Lexoni të gjitha në Bota Sot