Inter do të aktivizojë klauzolën e blerjes për mbrojtësin Manuel Akanji, duke e transferuar atë në mënyrë të përhershme nga Manchester City.
Sipas raportimit të Fabrizio Romano, shuma e marrëveshjes pritet të jetë rreth 15 milionë euro, ndërsa hapat formalë do të përmbyllen gjatë muajit të ardhshëm.
Akanji tashmë ka dhënë dakordimin e tij për të vazhduar të ardhmen me zikaltërit.
Marrëveshja nuk ka qenë asnjëherë në dyshim, me Interin që ka qenë i vendosur për ta finalizuar transferimin dhe për ta bërë mbrojtësin zviceran pjesë të projektit afatgjatë të klubit.