Talenti i madh shqiptar te Bayerni

- Bota Sot

Talenti i madh shqiptar te Bayerni

Ndonëse është vetëm 16 vjeç dhe luan me ekipin e të rinjëve te gjigantët e Bayern Munih, trajneri i bavarezëve Vincent Kompany po i jep mjaft rëndësi talentit Skënder Nuraj.

Ai është më origjinë shqiptare, e dallueshme prej emrit dhe mbiemrit, ndërsa nëna nga Azia. Nuraj mbulon pozitën e sulmuesit të djathtë, ndërsa po merret në konsideratë për t’u aktivizuar te ekipi i parë i Bayern në këto javë të fundit në Bundesligë.

Nga mediat gjermane, thuhet se protagonisti në fjalë i ka fituar besimin trajnerit Kompany.

Nuraj deri në këtë pikë të karrierës ka zgjedhur të përfaqësojë Gjermaninë U-15, por ka të drejtë të zgjedh Shqipërinë, marrë në konsideratë prejardhjen.



Lexoni të gjitha në Bota Sot