Skuadra e Vëllaznimit të Gjakovës ka marrë tre pikë të mëdha në stadiumin “Shani Nushi” në Gjakovë.
Gjakovarët i shkaktuan humbje rivalit të përbetuar Lirisë së Prizrenit, me rezultat 1:0, në takimin e javës së 30-të të Ligës së Parë të
Kosovës.
Autor i golit është Emir Skënderi.
Humbje e rëndë për Lirinë, rrezikon të mbetet jashtë dy vendeve të para, ndërsa Vëllaznimi beson e shpreson se do të arrijë këtë qëllim.
Dinamo është në krye të tabelës me 65 pikë, duke lënë prapa Feronikelin 74 me 62 pikë, Vëllaznimin 61, Vushtrrinë me 60, Lirinë 59 pikë etj..