Prishtina e Re kokulur në përballjen me Drenicës

- Bota Sot

Prishtina e Re kokulur në përballjen me Drenicës

Prishtina pa pak shpresa për të siguruar ekzistencën, pas humbjes së sotme si vendas me rezultat 3:1 nga Drenica.

Skuadra e Drenica ka bërë një hap të madh drejt mesit të tabelës me tre pikë që ka importuara.

Ibrahim Kargbo është autor i golit të epërsisë së Prishtinës së Re në minutën e 45+1.

Drenica ngadhënjeu me përmbysje me golat në finish të Kreshnik Ukës në minutën e 79-të dhe të Jeton Krasniqit në atë të 90-tën.

Prishtina e Re tani ka pak shpresa të ikë nga pozita e fundit pas humbjes në javën e 30-të të elitës së futbollit të Kosovës

Drenica e zë vendin e shtatë me 38 pikë, lë pas Llapin me 33 (një ndeshje më pak), Ferizaj 33 (një ndeshje më pak) dhe Prishtinën e Re të fundit me 28 sosh.



Lexoni të gjitha në Bota Sot