Bayerni është Bayern dhe ashtu si i ka hije kampionit të ri të Gjermanisë, ngadhënjeu me përmbysje spektakolare me rezultat 4:3 ndaj Mainzit.
Vendasit avancuan me rezultat 3:0 për 45 minutat e parë falë golave të futbollistëve Kohr (15), Nebel (29) e Becker (45+2).
Bayerni këndellet në pjesën e dytë duke shënuar katër herë. Autorë të golave janë Jackson (53), Olise (73). Musiala (80) e Kane (83).
Bayerni është në krye me 82 pikë e Mainz në të 10-tin me 34 sosh pas javës së 31-të në Bundesliga I.