Barcelona u afrua drejt titullit të dytë radhazi në La Liga pasi Fermín López dhe Marcus Rashford shënuan për të ndihmuar në fitoren e parë ndaj Getafes në gjashtë sezone të shtunën.
Fermín ia kushtoi golin e tij të parë në minutën e 45-të të dëmtuarit Lamine Yamal, golashënuesit dhe asistuesit më të mirë të Barcelonës, i cili do të humbasë pjesën tjetër të sezonit për shkak të një dëmtimi muskulor, por shpreson të jetë i gatshëm për Kupën e Botës me Spanjën, shkruan AP, transmeton KosovaPress.
Pasi shënoi, Fermín kryqëzoi krahët dhe ngriti gishtat për të bërë shenjën “304” që Yamal përdor për të festuar golat e tij, duke iu referuar tre numrave të fundit të kodit postar të qytetit të tij të lindjes, pak në veri të Barcelonës.
Rashford hyri në fushë si zëvendësues dhe vulosi fitoren 2-0 në minutën e 74-të me një gol solo.
Barcelona e rriti diferencën me Real Madridin e vendit të dytë në 11 pikë, vetëm pesë ndeshje para fundit, përfshirë një El Clasico mes tyre në Camp Nou më 10 maj.