Pas ndeshjes së Superligës së Kosovës në futboll, mes Prishtinës së Re dhe Drenicës në Kampin Nacional në Hajvali, në kuadër të xhiros së 30-të, ka pasur përleshjes mes dy tifozëve.
Zëdhënësi i Rajonit të Prishtinës, Enis Pllana bëri të ditur se deri më tani dy persona janë të arrestuar.
Derisa një tjetër ka pësuar lëndime trupore.
Kjo ngjarje ndodhi pas ndeshjes, ku skuadra nga kryeqyteti pësoi humbje me rezutlat 2-3 nga Drenica.